Fjalë Kyçe

Edhe Mali i Zi i bashkohet “MiniShengenit”

Edhe Mali i Zi i bashkohet “MiniShengenit”

Mali i Zi është shteti i radhës i Ballkanit që i bashkohet “MiniShengenit”.

Në takimin e zhvilluar sot në Tiranë është diskutuar mundësia që Podgorica të jetë vendi i radhës ku do të zhvillohet takimi, pas atyre në Nish dhe Ohër.

Në konferencën e përbashkët të liderve, Milo Gjukanoviç, presidenti i Malit të Zi, theksoi se kjo nismë nuk ka të bëjë me idenë e ndonjë “bashkimi ballkanik” që zëvendëson anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Nuk besoj se pjesëmarrja e të gjithëve në dialog përbën idenë e një ‘bashkimi ballkanik’ për të zëvendësuar BE-në. Nëse do të përbënte një ide të tillë, ne të do të thonim “JO”, preferojmë BE-në dhe nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë objektivin strategjik. Kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër për të ndryshuar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë përcaktuar në Selanik, në 2003-shin”, tha Gjukanoviç.