Fjalë Kyçe

Edhe në Qeverinë Kurti, zyrtarët me vetura 3Z shkelin ligjin

Edhe në Qeverinë Kurti, zyrtarët me vetura 3Z shkelin ligjin

Një veturë me tabela zyrtare 3Z, është parkuar mbi trotuar në rrugën ‘Agim Ramadani’, përballë Kuvendit të Kosovës.

Thuajse çdo ditë veturat zyrtare thyejnë rregullat në komunikacion rrugor dhe as që është raportuar se ato janë gjobitur ndonjëherë.

Një veturë tjetër zyrtare sot ka thyer rregullat e komunikacionit derisa është parkuar mbi trotuar.

Fotografia e publikuar te ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’, raportohet se kjo veturë është parkuar përballë Kuvendit të Kosovës dhe nuk i intereson fare zyrtarit që ka qenë duke vozitur, për trotuarin apo edhe shtyllat.

Zyrtari që ka parkuar veturën në këtë mënyrë, ka penguar kalimin e këmbësorëve në trotuar dhe kjo gjë është e dënueshme me ligj.

Sipas Ligjit Nr.05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, Neni 91 thotë se është e ndaluar që vetura të parkohet apo ndalet mbi trotuar me të katërta rrotat.

Ndryshe shoferi që bën një kundërvajtje të tillë, dënohet me gjobë prej 30 eurosh.

Kujtojmë që edhe në Qeverinë e kaluar shumë zyrtarë ishin fotografuar dhe xhiruar duke shkelur rregullat e komunikacionit me vetura zyrtare.