Fjalë Kyçe

Edhe një banor tjetër do të futet në Big Brother, kësaj radhe është djalë

Edhe një banor tjetër do të futet në Big Brother, kësaj radhe është djalë

Ndonëse javën e kaluar u futën tri banore të reja, nesër gjatë spektaklit do të ketë edhe një hyrje të re.

Moderatorja Arbana Osmani, dhe producentja Sara Hoxha përmes një video të publikuar kanë bërë të ditur se nesër do të futet një banor i ri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Madje, Osmani e konfirmon se hyrja e re do të jetë djalë, pasi sipas saj shumë e kanë kërkuar një ‘çun’ të futet në Big Brother.

Ndryshe, gjatë ditës Arbana Osmani sfidoi në provën e javës banorët, duke u futur brenda në shtëpi, por që ata filluan të reagonin, gjë që do i penalizojë, pasi nga kjo varet buxheti i tyre javor.