Fjalë Kyçe

Edhe një biznes privat i bashkohet iniciativës së deputetit Eman Rrahmani për rritjen e pagës minimale në 350 euro

Edhe një biznes privat i bashkohet iniciativës së deputetit Eman Rrahmani për rritjen e pagës minimale në 350 euro

Deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani ka nisur iniciativën që bizneset t’i bashkohen përpjekjes për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Ftesës së tij në mënyrë vullnetare po i përgjijgen biznese të shumta në Prishtinë dhe qendra të tjera të Kosovës.

E fundit që i është bashkuar kësaj iniciative që është edhe zotim i Qeverisë Kurti për rritje të pagës minimale në sektorin privat është edhe kompania Euro Çanta.

‘Kompania EURO ÇANTA, zotohet se paga minimale në këtë ndërmarrje do të jetë 350 euro. Falenderoj Hysen Llugaliun për marrjen e vendimit të tillë, shpresojm që ky vullnet i mirë i ndërmarrjeve private të mos ndalet e të vazhdoj të secili’, ka shkruar në një postim në faqen e tij në Facebook deputeti Rrahmani.