Fjalë Kyçe

Edhe një deputet i LDK-së rezulton pozitiv me Covid-19

Edhe një deputet i LDK-së rezulton pozitiv me Covid-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala, është infektuar me koronavirus.

Deputeti dhe njëherësh kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline vetë deputeti Ardian Shala, i cili ka treguar se pas simptomave të paraqitura është testuar dhe ka rezultuar pozitiv dhe se është hospitalizuar në Infektivë në Spitalin e Prizrenit.

Ai njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e institucioneve.

Kujtojmë se deri me tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 9 mijë e 688.