Një aksident mes trenit dhe dy veturave ka ndodhur në Qyshk të Pejës. Se si erdhi deri tek aksidenti nuk dihet, ndërsa gjashtë të lënduarit u trajtuan në Spitalin e Pejës, dhe më pas u liruan.
Ndër të lënduarit ishin edhe një foshnjë, e cila u lëndua në hundë,njofton Klan Kosova.
Policia e Pejës tha se po vazhdon hetimet.