Fjalë Kyçe

Edhe një sindikatë kërkon rritje të pagave

Edhe një sindikatë kërkon rritje të pagave

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë se Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, nuk janë të kënaqur me pagat e tyre kështu ata kërkojnë rritje të tyre.

“SPPBIDMGJK shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën 1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat diskriminuese te krijuara deri me tani dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin public”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga  SPPBIDMGJK-ja.

SP e Pylltarisë shprehe pakënaqësi lidhur me problemet e përditshme të punonjësve te pylltarisë gjatë detyrave te punës:

  1. Mungesa e mbështetjes institucionale ne mbrojtjen fizike, mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetës te punonjësve
  2.  Jo kompensimi i pagesës për kushtet specifike te punës; Rrezikshmëria ne pune për rojet e pyjeve, rojet e parqeve dhe komplet stafin teknik;
  3. Armatim jo përkatës te rojeve te pyjeve, te cilat ne shumicën e rasteve paraqesin pengese ne lëvizje dhe kryerjen e obligimeve të punës;
  4. Mungesa e armatimit te rojeve te parqeve;
  5. Sigurimi i uniformes se terrenit e cilësisë se dobët;
  6. Punësimi, avancimi dhe gradimi i te punësuarve ne baza politike, familjare dhe jo ne baza meritore;

“Ndaj, SP-të e Pylltarisë bënë thirrje që sa më shpejtë çështjet e adresuara të zgjidhet në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmerr veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal”, shkruhet më tej në komunikatën e dërguar nga  SPPBIDMGJK-ja.