Pas Dua Lipës edhe Rita Ora ka kërkuar ta votojnë për të fituar në kategorinë, në të cilën është nominuar edhe Dua.
“Brit Awards” ka hapur votimet për ceremoninë që do të mbahet më 24 shkurt në Londër, shkruan lajmi.net.
Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë të nominuara në kategoritë kryesore të këtij eventi.
Pas Dua Lipës, Rita Ora përmes një statusi ka treguar mënyrën e votimit për kategorinë “Video më e mirë e vitit”.
Rita garon në këtë kategori me dy këngë, “Let Me Love You” dhe “For You”, në duet me Liam Payne, gjë që e bën të ndjehet shumë e emocionuar.
“Shumë e ngazëllyer që jam nominuar në “Brit Awards” për videon më të mirë të vitit me “LYLM” dhe “For You” me Liam Payne. Ne nuk mund t’ia dalim pa ju. Bëni ‘tweet’ #BRITVIDRITAORA dhe #BRITVIDLIAMRITA votoni çdo ditë”, ka shkruar ajo.