Mesfushori i Chelseas, Ruben Loftus-Cheek është bërë cak i disa klubeve evropiane, transmeton Gazeta Alo.
Loftus-Cheek, i cili po bën një sezon të madh me londinezët, tashmë kërkohet nga klubi i madh gjerman, Schalke 04.
Siç raportojnë mediet gjermane, skautët e Schalkes tashmë janë duke e monitoruar vazhdimisht mesfushorin e “Bluve” të Londrës.
Drejtuesit e klubit gjerman synojnë ta blejnë Loftus-Cheek gjatë këtij dimri, dhe Schalke thuhet se është duke bërë një ofertë bindëse për Chelsea në mënyrë që lojtarin ta ketë në dispozicion në muajin janar.
“Schalke 04 po konkurron për mesfushorin e Chelseat, Ruben Loftus-Cheek”, shkruajnë mediet gjermane. /Gazeta Alo/