Fjalë Kyçe

Edhe shqiptarët pjesë e shërbimit sekret të Maqedonisë, alarmohet Rusia

Edhe shqiptarët pjesë e shërbimit sekret të Maqedonisë, alarmohet Rusia

Nëpërmjet një njoftimi të partisë pro-ruse thuhet se gati gjysma e të punësuarve në DSK nuk kanë plotësuar kushtet për të mbetur në punë në Agjencinë e re për Siguri Nacionale.

“E vërteta është se përzgjedhje e kuadrove të Agjencisë së sapoformuar, që është pasuese e DSK-së, mbush shërbimin me kuadër të LSDM dhe BDI, të cilët në pjesë të madhe janë ushtarë të grupit terrorist të UÇK-së”, thuhet në kumtesën e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këto punësime të ish-ushtarëve të UÇK-së bëhen që të realizohet përqindja prej 25.17 përqind që i takojnë shqiptarëve, e që sipas partisë pro-ruse,, regjistrimi i popullsisë në atë kohë është falsifikuar.

“Agjencia për Siguri Nacionale po mbushet me terroristë të UÇK-së pa kryer kontrolle siguria ndërsa nga shërbimi sekret në mënyrë masovike po hiqen maqedonasit, të cilët janë me dekada në punë”, thuhet në njimtimin e Maqedonisë së vetme.