Fjalë Kyçe

Edhe sot mot i vranët dhe me reshje shiu e bore

Edhe sot mot i vranët dhe me reshje shiu e bore

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje të dobëta shiu e bore.

Në viset malore do të ketë edhe reshje bore të intensitetit mesatar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.