Fjalë Kyçe

Edhe sot mot me shi në Kosovë dhe shkarkime rrufesh

Edhe sot mot me shi në Kosovë dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-s parashihet të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Ndërsa dita e shtune parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK./KSP/