Fjalë Kyçe

Edhe sot vazhdon protesta në Tiranë kundër Vuçiqit: Tradhti e madhe për Kosovën

Edhe sot vazhdon protesta në Tiranë kundër Vuçiqit: Tradhti e madhe për Kosovën

Dhjetëra persona janë duke protestuar në Tiranë kundër nismës për mini-shengenin, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Aktivistët e “Dielli lind në perëndim” theksuan se ky takim s’ka rëndësi pasi aty janë tërhequr tri shtete; Kosova, Mali i Zi si dhe Bosnja e Hercegovina.

“Këtu kanë mbet tri marioneta. Nuk kemi punë fare me Policinë, sepse ata janë vëllezërit tanë. Ne kundërshtojmë min0shenbgenin ballkanik. Po bëhet tradhti e madhe pa qenë Kosova. Unë e sfidoj kryeministrin. Ne duam të integrohemi në Bashkimin Evropian e jo të kemi mini-shengen”, janë shprehur ata.

Ndonëse kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta, ata s’do të radikalizojnë apo djegin flamuj të ndonjë shteti.