Fjalë Kyçe

“Edi Rama më kërkoi ta pezullojë taksën ndaj Serbisë”

“Edi Rama më kërkoi ta pezullojë taksën ndaj Serbisë”

Kryeqeveritari Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi i është kërkuar pezullimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake. Një gjë e tillë thotë të jetë bërë nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm. Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë me u pezullu taksa”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.

I pari i qeverisë tregon të mos ketë pranuar këtë kërkesë të homologut nga Tirana.

‘Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu’, tha i pari i AAK’së.