Fjalë Kyçe

Edi Rama paralajmëron kufij të rinj me fqinjët të Shqipërisë me 2019

Edi Rama paralajmëron kufij të rinj me fqinjët të Shqipërisë me 2019

Një kufi si me Kosovën synojmë ta kemi edhe me vendet tjera fqinjë ka thënë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë në mesazhin e tij për vitin e ri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet që të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, tha Rama.