Fjalë Kyçe

Edita Tahiri thotë se Kosova duhet të kërkojë që SHBA të jetë në tavolinën e negociatave

Edita Tahiri thotë se Kosova duhet të kërkojë që SHBA të jetë në tavolinën e negociatave

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në vazhdën e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, Matthew Palmer dhe atij europian Miroslav Lajçak, ka thënë se një koordinim i tillë është me rol jetik.

Sipas saj, bashkëpunimi euro-amerikan rreth dialogut është mëse i rëndësishëm, ndaj dhe Kosova duhet të kërkojë që SHBA të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve, njofton Klan Kosova.

”Bashkëpunimi euro-amerikan rreth dialogut është tepër i rëndesishëm. Kosova duhet të kërkoj që Amerika të jetë në tavolinën e negociatave…”, shkruan Tahiri në facebook.