Fjalë Kyçe

Edukata Shëndetësore mund të bëhet edhe lëndë në shkolla

Edukata Shëndetësore mund të bëhet edhe lëndë në shkolla

Asnjëherë në sistemin shkollor në Kosovë nuk ka ekzistuar një lëndë edukative shëndetësore.

Por, duke marrë si shkas dyshimet për abuzimin seksual të vajzës nga Drenasi nga mësimdhënësi i saj, ministri i Arsimit ka deklaruar për KTV se do ta shqyrtojë mundësinë e futjes në shkolla të lëndës “Edukata Shëndetësore”, që ndërlidhet me edukimin seksual.

Mirëpo, Argjend Osmani, njohës i çështjeve arsimore, ka deklaruar se kjo nismë është e vonshme.

Sipas tij, ministri Bytyqi duhet ta iniciojë një hulumtim të etikës së mësimdhënësve në shkolla dhe trajtimit që ata ua bëjnë nxënësve.

E, Rinor Qehaja ka thënë se një lëndë e tillë mund të futet kurdo në kurrikulë, por duhet kohë e gjatë për ta kompletuar atë bashkë me tekstet shkollore.

Prandaj, diçka e tillë, sipas tij, do të duhej të ndodhte qëmoti.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se po synon ta fuqizojë edhe rolin e prindit në shkollë, në mënyrë që të raportohen të gjitha parregullsitë që mund të ndodhin brenda shkollës