Juventus po e mbyll vitin 2018 me një sukses të lartë.
Përveç rezultateve të mira në fushën e gjelbër, Juventus ka korrur suksese edhe në muzeun e tyre.
‘Libero’ raporton se muzeu i ‘Zonjës së Vjetër’ ka qenë më i vizituari në Itali, përcjell “lajmi.net”.
“J-Muzeu u inaugurua në vitin 2012 dhe është i lokalizuar brenda stadiumit”, thuhet në raport.
“Ky vit ka sjell një milion vizitor, duke qenë në mesin e 50 muzeve më të vizituar në Itali.
“Ky trend ka pësuar rritje me ardhjen e Cristiano Ronaldos në verë nga Real Madrid.
“Janë regjistruar mbi 15% të vizitorëve të ri dhe 30% më shumë se në gjashtë vitet e kaluara”, thuhet më tej në raportin e Liberos.