Merita po feston 50 vjetorin e lindjes
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Spahiu sot feston ditëlindjen e saj të 50-të.
Me këtë rast këngëtarja ka marrë një urim të veçantë nga nusja e djalit të saj, Egzona.
Ajo përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 92 mijë ndjekës ka uruar Meritën me rastin e ditëlindjes.
“Urime Ditelindjen Mami edhe 100 tjera me shendet, lumturi prane nesh ❤️???? @meritaspahiuu”, ka shkruar Egzona në mbishkrimin e një fotografie të publikuar.
Në këtë fotografi këngëtarja gjithashtu ka marrë urime të shumta nga ndjekësit e Egzonës, që nuk kanë hezituar ta urojnë atë më fjalët më të mira.