Fjalë Kyçe

Egzona një nënë e zonja, ja sa bukur i ka veshur binjakët

Egzona një nënë e zonja, ja sa bukur i ka veshur binjakët

Jeta e tyre ka ndryshuar krejtësisht.

Këngëtari Albatrit Muçiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona janë bërë prindër për herë të dytë në janar. Ata u bënë prindër të binjakëve, një vajze dhe një djali, të cilët i pagëzuan me emrat Elia dhe Elard.

Që nga ardhja në jetë e binjakëve, çifti për ndjekësit në rrjete sociale po publikon video dhe imazhe të ndryshme të vogëlushëve të ëmbël, shkruan rtv21.tv

Kur jemi te imazhet, Egzona sot publikoi në instastory për 101 mijë ndjekësit e saj një video mjaft të bukur të Elia-s dhe Elard-it.

Krahas videos, gruaja e Albatritit shkroi “Love”. Pas pamjes së binjakëve, Egzona publikoi edhe një imazh të vetin, ku shihet me flokë të lëshuara dhe e veshur në të zeza.

Krahas imazhit, ajo po merr pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e shumtë. Albatriti dhe Egzona janë bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2017, të një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia.