Derisa sot delegacioni shtetëror kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, zhvilluan takimin e parë të tyre si ekip negociator në Bruksel, është presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ka ndarë një fotografi ku tregon se po kalon kohë në malet e Brezovicës e Prevallës.
Thaçi ka thënë se ndjen kënaqësi kur shijon momente në shtigjet e Kosovës të mbuluara me borë, njofton Klan Kosova.
”Si gjithmonë kënaqësi e veçantë të zbuloj shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet mes Brezovicës e Prevallës”, shkruan ai në facebook.
Se presidenti Thaçi do të gjendej në Brezovicë në ditën kur delegacioni shtetëror do të zhvillonte takimin e parë në Bruksel me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin, e pati bërë të ditur edhe në një intervistë për Klan Kosovën ditë më parë.