Ekipi i femrave në karate, ka dalë i treti në kampionatin Ballkanik.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi, shkruan lajmi.net.
Përfaqësuese ishin lojtaret: Fortesa Orana, Elmedina Istogu, Vlera Qerimi dhe Behije Mustafa.
“Nga 12 shtete pjesëmarrëse Kosova u rendit e 5-ta në plasmanin e përgjithshëm”, u tha më tutje në postimin e Federatës.