Fjalë Kyçe

Eksperti i shëndetësisë thotë se është veç çështje kohe kur Omicron do të dominojë në Kosovë

Eksperti i shëndetësisë thotë se është veç çështje kohe kur Omicron do të dominojë në Kosovë

Ekspetri i Shëndetësisë Driton Vela, ka thënë se është vetëm çështje kohe kur varianti i ri i COVID-19, Omicron, të arrijë në Kosovë, pasi veç se është përhapur nëpër botë.

“Njëherë për një herë jo nuk është situatë alarmante, por nuk do të thotë që kjo situatë do të qëndrojë kështu, Omicorni po përhapet në tërë Evropën dhe tërë botën madje edhe në rajon kështu që është veç çështje kohe kur Omicron do të bëhet dominant edhe në Kosovë në raport me Deltën”, ka thënë Vela për Info Magazine.

Vela tha se ky variant i ri i COVID-19 është duke shkaktuar më pak vdekje në krahasim me variantet e mëparshme.

“Emërues i përbashkët i gjithë shteteve është që Omicroni po shkakton më pak vdekje në krahasim me valët paraprake megjithatë numri i hospitalizimeve nuk është edhe aq i ulët. Nëse do ta lejonim si shtet që të përhapet virusi me të madhe në popullatë atëherë do të kemi një ngarkesë të lartë në spitalet tona, ndonëse nuk presim që të jetë sa ishte në periudhën e valës Delta”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq shtoi se sa i përket të prekurve, po vërehet se Omicroni po i prek të pavaksinuarit dhe ata që nuk e kanë kaluar sëmundjen, pra kryesisht të rinjtë.

Ai tha se i inkurajon të gjithë personat mbi 60 vjeç ta marrin dozën përforcuese sa më shpejt, në mënyrë që të mbrohen nga vala e radhës.

Vela theksoi se doza përforcuese na mbron deri në 90 për qind sa i përket pasojave të rënda të COVID-19.

Ndërkaq Komuniteti për imunizim zyrtarisht në fundin e dhjetorit ka marrë propozim që të hiqen ekipet mobile nga pikat kufitare pasi nuk ka interesim për imunizim.