Fjalë Kyçe

Eksperti i sigurisë krahason helmimin e sotëm me ato të paraluftës që bënte Serbia

Eksperti i sigurisë krahason helmimin e sotëm me ato të paraluftës që bënte Serbia

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, është ndërprerë sot për shkak të kutërbimit të zarfeve.

Si pasojë raportohet të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

E lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka treguar për helmet që përdorë Serbia për këto raste.

“Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjensve biologjik”, ka shkruar Kajzati në Facebook.

Kajtazi e ka krahasuar helmimin e sotëm me helmimet e paraluftës që bënte Serbia në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Helmimi i zyrtarëve te KQZ gjate numërimit te votave pas hapjes se zarfave te ardhur nga Serbia është pjese e aktiviteteve subverzive qe aparati shtetëror i Serbisë zhvillon ne drejtim te Kosovës.

Këto aktivitete janë te vazhdueshme qe nga helmimi i nxënësve neper shkollat e Kosovës ne fillim te viteve te nëntëdhjeta.

Serbia posedon kapacitete te dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armeve kimike dhe agjensve biologjik.

Në vitet e tetëdhjeta SDB, ne Institutin e Sigurisë që ndodhet në Zemun kishte zhvilluar programe të prodhimit të armatimit special i cili ishte përdorur nga operativet e këtij shërbimi ne aksionet terroriste në vendet perëndimore, ne drejtim te emigracionit politik shqiptar dhe kroat. Nga mjetet e përdorura ne këto aksione ishin kanaçet e Coca Coles, ne te cilat ishte e kamufluar masa e eksplozivit plastik me ndezës me kronometër, si dhe masa përzierje e napalmit e kamufluar ne paketime cigaresh dhe ne kanaçe me te cilat janë djegur bizneset e emigracionit kroat.

Një nga mjetet kimike te përdorura nga SDB ne vitet e tetëdhjeta është edhe “Tableta kundërmuese” e cila është hedhur ne panairin Ndërkombëtar te Librit ne Frankfurt, me qellim te sabotimit te këtij eventi kulturor për shkak te hapësirës qe ky panair i kishte ofruar shtëpive botuese te Emigracionit Politik Kroat.