Fjalë Kyçe

Eksperti kroat i trafikut analizon planin e kompanisë turistike për ngasjen e autobusit tragjik

Eksperti kroat i trafikut analizon planin e kompanisë turistike për ngasjen e autobusit tragjik

Eksperti kroat i trafikut, Goran Husinec ka thënë se rruga Frankfurt-Prishtinë zgjat rreth 25 orë, duke përfshirë kufijtë, pushimet ndërsa gjatë sezonit, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë.

Ai thotë se është e vështirë që kjo rrugë të bëhet me vetëm dy shoferë.

“Çdo shofer autobusi mund të drejtojë automjetin për nëntë orë brenda 24 orëve, pastaj pushimi është i detyrueshëm. Kur bëhet fjalë për autobusin, ai duhet të pushojë për tre orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet – thotë Husinec, shkruan 24sata.hr, transmeton Gazeta Express.

“Zgjidhja është e thjeshtë. Të sigurosh apartamente në stacionet e ndërmjetme ku shoferët do të ndërroheshin dhe ata që vozisnin do të pushonin. Por kjo kushton para, kështu që ka pak prej tyre”. shtoi Husinec.

Për sa i përket aksidenteve në rrugët shtetërore, ai thotë se problemi më i madh është se gjobat shkruhen por paguhen pak.

“Policia shkruan gjobat, por kur ishte hera e fundit që keni dëgjuar se dikush kishte paguar të njëjtën gjë”, pyet ai.

Kjo analizë e ekspertit kroat të trafikut erdhi pas një aksidenti tragjik që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit ku 10 kosovarë humbën jetën.

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic, ka thënë se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e