Fjalë Kyçe

Eksplozivi i kapur në Mazgit, ishte prodhuar në Serbi

Eksplozivi i kapur në Mazgit, ishte prodhuar në Serbi

Eksplozivi TNT që prodhohet në Serbi dhe është i dalë nga Universiteti i Beogradit, gjegjësisht Fakulteti i Inxhinierisë i këtij universiteti, është gjetur në Mazgit, afër magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Lloji i eksplozivit TNT dhe ANFA, njofton Porkuroria Speciale e Republikës së Kosovës se janë kapur dhe deaktivizuar nga Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se më 13 dhjetor 2018, Drejtoria Kundër Terrorizmit, e cila vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Mazgit, afër magjistrales Prishtinë –Mitrovicë, është gjetur një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA, i mbështjellur në një kantë-bidon, i cili ka qenë i gatshëm për aktivizim”.

Prokuroria më tutje njofton se pesha e eksplozivit të kapur është 28 kg e 11,5 gram.

“Pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA”, transmeton Gazeta Alo, njofton Prokuroria.

Eksplozivi është kapur dje dhe Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast./GazetaAlo