Fjalë Kyçe

Ekstradohet shqiptari nga Milano, dyshohet se vrau babë e bir

Ekstradohet shqiptari nga Milano, dyshohet se vrau babë e bir

Shtetasi Etjen Cani është kapur dhe është ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë, ku akuzohet për vrasjen e dy personave, babë e bir.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K. Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Cani është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiraj.

Në mëngjesin e 15 gushtit 2012, Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij (ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale), ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë dhe duke i plasur hemorragjia në tru dhe në mëlçi.

Një konflikt xhelozie dyshohej fillimisht se mund të kishte shkaktuar vrasjen e Gentian Beqirajt dhe babait të tij, por më pas është marrë në shqyrtim edhe pista e hakmarrjes, pasi Beqiraj ishte në konflikt me fisin Çapja në Elbasan.