Fjalë Kyçe

Ekstremisti kosovar bën thirrje të shkohet në Siri

Ekstremisti kosovar bën thirrje të shkohet në Siri

Autoritete e sigurisë dhe drejtësisë ditë më parë kanë vënë në shënjestër propaganduesin e shijave në Kosovës, Bujar Rugovën, i cili bëri thirrje për hakmarrje kundër Amerikës pas vrasjes së gjeneralit, Qasem Soleimani, ai tash po shprehet i gatshëm me u sakrifiku.

Në një video tjetër të siguruar nga Indeksonline, Bujar Rogova, shihet duke biseduar në rrjetin social Facebook me një person që e quan tezak, ku haptas bën thirrje për të luftuar, në Siri.

“Deri qetash ju prita me ato fjalë jo tezaku jem se jo ti po as ISIS-i n’Bagdad s’ka mujt me më nal e jo ni Safet K…” dëgjohet duke biseduar Bujar Rogova.

Ai më tej përmend shkatërrimin e tyrbeve që po bëhen në Siri nga ana e ISIS dhe bën thirrje për të shkuar për të luftuar në Siri.

“Hajdi bre burra bahmi krejt bashk, shehlert le ta japin fetven se tyrbet e baballarëve po dojn me u shkatërru po dojn me u prish, hajde shkojna ta derdhim gjakun”.