Fjalë Kyçe

Ekzekutohet me armë zjarri 45 vjeçari shqiptar në Itali

Ekzekutohet me armë zjarri 45 vjeçari shqiptar në Itali

6 minuta më herët Ai po vizitonte familjen Mbrëmë rreth orës 23:30, një burrë shqiptar u vra në Itali, me dy të shtëna, një në kokë dhe një në gjoks.

Sipas policisë viktima 45 vjeçare ishte i burgosur, por për fundjavë kishte leje dhe shkoi për të parë gruan e tij. Ai duhej të kthehej në burgun “Rebibbia”, përshëndeti familjen, mori ashensorin, hapi derën, por pas disa hapash u qëllua me armë zjarri, raportojnë mediat italiane. Infermierët që arritën në vend u përpoqën të shpëtonin viktimën po nuk ia dolën. Trupi u gjet në tokë ngjitur me një veturë të parkuar, transmeton 21Media.

45 vjeçari kishte kryer një vepër penal, po vuante një dënim përfundimtar, kishte vuajtur shumë vjet burg dhe duhej të kthehej atje, por vrasësi i doli në pritë. Hetuesit e policisë po përpiqen të rikonstruktojnë orët e fundit të burrit, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që ai kishte. Menjëherë pas vrasjes, mbërriti vëllai i viktimës, një 20-vjeçar i dëshpëruar, duke bërtitur dhe duke qarë.