Eliminimi i Interit dhe Napolit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, ka dëmtuar ndjeshëm edhe Italinë në renditjen e UEFA-s, që është mjaft e rëndësishme për të përcaktuar numrin e skuadrave që garojnë në Champions.
Kjo pasi Italia mbetet në vendin e tretë, por tashmë është afruar shumë Gjermania, që edhe mund ta parakalojë, nëse skuadrat tedeske arrijnë rezultate më pozitive nga tani e deri në fund të kompeticioneve europiane të këtij sezoni.
Gjithsesi duhet thënë se Italia vijnë të ruajë distancën nga Franca e vendit të pestë, ndaj për momentin duket se nuk rrezikon të humbasë një vend në zonën Champions, por gjithsesi, klubet e mbetura në Champions, por edhe ato të Europa Leagues, duhet të angazhohen maksimalisht, për të grumbulluar sa më shumë pikë.