Duket se Elita është sërish shtatzënë.
Elita Rudi dhe Gjiko së fundmi kanë zgjedhur ti kalojnë disa ditë pushimi në bregdet, shkruan lajmi.net.
Ata janë shqoëruar nga prindërit e reperit ndërsa nuk kanë munguar imazhe të ndryshme nga atje.
Në një video të realizuar nga Gjiko, Elita dukej se ka shtuar peshë e menjëherë dolën zëra për një shtatzëni të mundshme.
Tani një tjetër foto e cila po qarkullon në media po e konfirmon në njëfarë mënyre këtë.
Nuk dihet nëse Elita ka shtuar vetëm peshë apo është shtatzënë mirëpo mbetet të shihet shumë shpejtë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.