Elita ka bërë ndryshimin e papritur në pamje.
Elita Rudi ka vendosur që vitin 2020 ta fillojë me një ndryshim në pamje dhe atë pikërisht në ngjyrën e flokëve, shkruan lajmi.net.
Përmes kanalit të saj në YouTube, moderatorja filmoi gjithë procesin e ndryshimit të ngjyrës së flokëve.
Ajo vendosi të heq dorë nga ngjyra e zezë dhe i bëri ato ngjyrë kafeje, kurse ky ndryshim po i shkon shumë asaj.
Elita Rudi është e martuar me reperin Gjiko dhe bashkë kanë një djalë, Zërin.