Elita Rudi ka zgjedhur që përmes disa fotografive bashkë me djalin, të urojë gratë me rastin e 8 marsit.
Elita Rudi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shihet bashkë me të birin, të cilin po e shëtiste në karrocë, shkruan lajmi.net.
“Urime 8 marsin ♥️🌹 !”, ka shkruar moderatorja sipër fotografive, në të cilat shfaqet tejet elegante.
Kujtojmë që Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë më 20 shkurt, ajo solli në jetë një djalë, që e pagëzuan Zëri.