Aktorja shqiptare ka marrë dozën e dytë të vaksinës.
Eliza Dushku është një ndër aktoret më të njohura shqiptare dhe është në pritje të fëmijës së saj të dytë, shkruan lajmi.net.
Ndonëse aktorja është mjaft e rezervuar për jetën private, lajmin e ëmbël e bëri të ditur pikërisht ajo përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo së fundmi përmes Instagramit ka bërë me dije se morri dozën e dytë të vaksinës.
Ajo u shpreh se ndihet e sigurtë pasi morri vaksinën,”Ne jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth & duke u ndjerë kaq mirënjohës për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të na sjellë këtu dhe dërgoj shumë dashuri të përzemërt për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe humbur.”