Aktorja shqiptare Eliza Dushku po e pret fëmijën e bashkëshortit Peter Palandjian, shkruan lajmi.net.
Lajmin e madh e dha nëpërmjet publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram në të cilat i shihet barku i rrumbullakosur.
“Ne kemi dashuri për të gjithë”, ka shkruar Eliza pranë fotos tek e cila ka pranuar urime të shumta.
Kujtojmë se burri i saj është një biznesmen multi-miliarder i cili merret me patundshmëri. Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh, trefishi i buxhetit vjetor të Kosovës.
Ai është 16 vite më i madh në moshë se Eliza dhe ka origjinë nga Armenia, vend nga i cili familja e tij u zhvendos për një jetë më të mirë në SHBA, dekada më parë.