Fjalë Kyçe

Elshani: Situata nën kontroll, deri më tash s’ka pasur probleme

Elshani: Situata nën kontroll, deri më tash s’ka pasur probleme

Policia ka njoftuar se situata në veri të vendit në ditën kur po mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave, është nën kontroll dhe nuk është hasur në probleme deri në mesditë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se Policia ka përgatitur plan të posaçëm operativ për të dielën dhe se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur probleme.

“Është më rëndësi që qendrat e votimit janë të sigurta që qytetarët të kenë mundësinë të votojnë ashtu siç ata dëshirojnë. Policia në çështje të rëndësishme ashtu edhe në këtë sot përgatit planet operacionale, jemi në të gjitha qendrat e votimit prezent me numër të mjaftueshëm të policive – minimal me quajte kështu. Po, ashtu kemi policë të tjerë në gatshme, që në rast të nevojës me ndërhy do të jemi të gatshëm, edhe pse deri në këtë moment nuk kemi pasur nevojë për diçka të tillë”, ka deklaruar Elshani, duke thënë se nuk ka asnjë incident.