Fjalë Kyçe

Elvana Gjata në bashkëpunim me yllin ndërkombëtar? Ky detaj ua ngatërroi mendjen fansave

Elvana Gjata në bashkëpunim me yllin ndërkombëtar? Ky detaj ua ngatërroi mendjen fansave

Elvana Gjata duket se po vjen në bashkëpunim me yllin ndërkombëtar.

Një postim i saj në Instagram bëri që të mendohet se ajo po sjell një projekt të ri muzikor, sigurisht pas një pauze të gjatë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ajo se çfarë u ka rënë po ashtu në sy fansave ishte fakti se ajo mund të vijë në bashkëpunim me yllin ndërkombëtar.

Pra pas 8 muajsh mungesë në tregun muzikor, Elvana po përgatit rikthimin me një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime, sipas pikëpyetje.

Para një viti ky DJ postoi në story një video ku dëgjohej një vijë muzikore dhe i kishte bërë tag Elvanës, mirëpo video u fshi menjëherë, ndërkohë që së fundmi ka postuar foto nga i njejti vend ku është shfaqur Elvana në fotot e fundit. Dhe gjejeni çfarë, Elvana i kapëlqyer fotot e DJ të njohur dhe gjasat janë që bashkëpunimi i tyre të kthehet në hit.