Elvana Gjata i ka habitur të gjithë me projektin e fundit muzikor.
Këngëtarja Elvana Gjata së fundmi erdhi në bashkëpunim me Capital T, e kënga e tyre ‘Fustani’ u mirëprit nga publiku e fansat e tyre të shumtë, shkruan lajmi.net.
Elvana erdhi komplet ndryshe këtë herë dhe me disa skena të klipit sidomos me një, i ka befasuar të gjithë.
Ajo ka treguar shumë në fustanin e tejdukshëm i cili i zbulonte pothuajse gjithça. Atë skenë Elvana sapo e ka ri-publikuar në llogarinë e saj në Instagram dhe duket tejet e ‘zjarrtë’.