Fjalë Kyçe

Elvana Gjata rikthehet në skenë, vishet me ngjyrat e flamurit

Elvana Gjata është rikthyer me koncert, edhe atë në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbajë një koncert sonte (e diel), shkruan lajmi.net.

Ajo ka zgjedhur që të vishet me ngjyrat e flamurit të Kosovës, veshje e cila duket tejet e veçantë. Këtë e bëri të ditur Valdrin Sahiti pas publikimit të një fotografie në Instastory.

Rikthimi i Elvanës i ka gëzuar fansat të cilët nëpërmjet postimeve të ndryshme kanë treguar se mezi po presin që ta shohin atë sërish në skenë.