Fjalë Kyçe

Elvana në klipin e ri kopjon këtë këngëtare

Elvana në klipin e ri kopjon këtë këngëtare

Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata, ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këngë kjo e titulluar ‘A m’don’, të cilën e shoqëroi edhe me videoklip. Por, jo vetëm kaq, sepse Elvana Gjata është akuzuar për kopjim të një pjese të videoklipit.

Kjo si pasojë e reagimit të këngëtarës me origjinë shqiptare, Mimozës, e cila tash e një kohë i është futur tregut muzikor në Amerikë.

Mimoza ka sjellur në treg dy këngë ‘Love for days’ dhe ‘Big girl’. Këngë kto që kanë arritur të bëhen hite për një kohë të shkurtër dhe që kanë marrë mbi 1 milionë klikime në rrjetin social, Youtube.

Këngëtarja është shumë aktive edhe në faqen e saj zyrtare, Instagram, ku ka arritur të mbledh mbi 12 mijë ndjekës duke ndarë me ta foto, video e covera të ndryshëm.

Mimoza ka bërë vetëm dy hite deri tani, ndërsa Elvana është në tregun muzikor tash e një kohë të gjatë dhe kjo e fundit ka kopjuar një pjesë të videoklipit të Mimozës.

Së fundi, Mimoza ka reaguar në Instastori duke publikuar pjesët e videoklipit.

“Kush e bëri e para dhe a je gati të më kopjosh në videoklipin e radhës”, ka shkruar Mimoza në mbishkrimin e fotos.