Fjalë Kyçe

Elvana përlot fansat me këtë postim

Elvana përlot fansat me këtë postim

Elvana Gjata është bërë nostalgjike, duke rikujtuar diçka që kishte postuar para disa viteve.

Elvana Gjata gjatë kësaj periudhe është ndër artistet më aktive të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar dy këngë që po rezultojnë shumë të suksesshme, si dhe është aktive me performanca pothuajse çdo mbrëmje.

Së fundi, ajo ka ripostuar një status, të cilin e kishte publikuar para gjashtë viteve, ku tregon se pas shumë angazhimeve ishte kthyer në shtëpi dhe kishte përqafuar prindërit e saj.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, janë fjalët e Elvanës

Ajo shtoi “Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”.