Fjalë Kyçe

Ema feston ditëlindjen, ky është urimi i Adelina Ismailit për të

Ema feston ditëlindjen, ky është urimi i Adelina Ismailit për të

Këngëtarja e ka uruar motrën për ditëlindje.

Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar edhe disa fjalë duke i shprehur dashurinë, shkruan lajmi.net.

“Urime ditëlindjen, motra më e bukur në botë. Krenare me ty Ema”, ka shkruar Adelina.

Ndryshe, Ema për dallim nga Zanfina dhe Adelina është e rezervuar sa i përket jetës së saj e cila nuk e bën publike asnjëherë dhe rrallëherë bëhet pjesë e mediave rozë.

Rikujtojmë se, së fundi edhe Zanfina zbuloi se po vazhdon rrugën e së motrës pasi ka thënë se ka lënë muzikën dhe dëshiron të jetojë jetën larg mediave.