Fjalë Kyçe

Emërohet edhe një zëvendësministre

Emërohet edhe një zëvendësministre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Liza Gashin, zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I.

“Kryeministri e ka uruar Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës udhëhiqet nga Donika Gërvalla.