“Daily Mail” thotë se trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po e humb besimin te Mesut Ozil.
Gjermani, i cili rinovoi kohët e fundit me klubin nga “Emirates” për një pagë prej 20 milionë euro në sezon, deri në vitin 2021, nuk po bën pjesë rregullisht në planet e trajnerit spanjoll.
Këto burime pohojnë se trajneri nuk e pëlqen shumë qëndrimin e Ozil dhe, duke pasur parasysh situatën ekonomike të klubit, do ta merrnin në konsideratë largimin e tij. Pagesa e pagës së tij kaq të shtrenjtë, pa qenë lojtar i formacionit titullar, është një barrë e madhe për “Topçinjtë e Londrës”.
Prandaj, edhe pse nuk ka oferta të mira për të, Arsenali nuk e përjashton më transferimin e gjermanit. Sigurisht, vetë Ozil do të dëshironte që të interesuarit t’i pagonin të njëjtën pagë si në Londër, diçka që pak klube mund ta përballonin.
Spekulohet se Interi mund të jetë i interesuar, edhe pse asgjë nuk është zyrtarizuar. Ozil ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste në 14 ndeshje zyrtare me Arsenalin, këtë sezon.