Fjalë Kyçe

Emina Çunmulaj kështu i përgjigjet fansit që e quajti “të llastuar që tregon luksin e marrë nga një miliarder”

Emina Çunmulaj kështu i përgjigjet fansit që e quajti “të llastuar që tregon luksin e marrë nga një miliarder”

Modelja e njohur Emina Çunmulaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta private, gjersa është e njohur për replikat që bën herë pas here me ata që komentojnë negativisht.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi, kur një nga komentuesit e ka quajtur modelen shqiptare “të llastuar që reklamon luksin”, e ndërsa e akuzon se është martuar me miliarderin iranian vetëm për interes.

“Po se u lodhe shumë… në fillim më pëlqeje se dukeshe një vajzë e thjeshtë dhe atdhetare, po tani kuptoj që je një njeri i llastuar që na tregon jetën tënde luxoze, dhe po të ishte aq si mendoja unë nuk do kishe marrë një të huaj miliarder vetëm për interes, po do kishe marrë një shqiptarë, je si të gjithë shqiptarët sot, që mohojne fakti që janë shqiptarë që mos të kenë pengesa, se sot të jesh shqiptare është turp duhet ta mohojmë. Më vjen keq se të mendoja ndryshe po ça do presesh nga një modele që lodhet shumë duke bërë pushime nëpër jahte etc…”, shkruante ndjekësi në profilin e Emina Cunmulajt.

Ndërkohë ndryshe nga zakonisht, Çunmulaj nuk është kundërpërgjigjur negativisht siç bën herëve të tjera, por thjeshtë e ka bërë këtë me ironi.

“Si ja kalove? A ke pi kafe? Qysh i ke familen. Të fala të gjithëve ju përshëndes shumë dhe uroj të kaloni nji ditë shumë të bukur”, ka qenë përgjigja e Emines.