Emina Cunmulaj ditë më parë festoi ditëlindjen.
Emina Cunmulaj e cila ditë më parë festoi 35 vjetorin e lindjes ka ndarë një fotografi në Instagram ku duket tejet elegante, shkruan lajmi.net.
Në një dhomë të mbushur me balona modelja shqiptare ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen e ndjekësve me elegancën e saj në fustanin e zi.
Si mbishkrim bukuroshja shkroi ‘Kjo është 35, gëzuar’.
Emina e cila numëron mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, brenda pak minutave mori mijëra pëlqime dhe komente pozitive për pamjen e saj.