Fjalë Kyçe

Emir Sahiti shënon gol mjeshtëror në fitoren bindëse të Hajduk Splitit

Emir Sahiti shënon gol mjeshtëror në fitoren bindëse të Hajduk Splitit

Emir Sahiti shënon gol mjeshtëror në fitoren bindëse të Hajduk Splitit
ka shënuar gol në fitoren e Hajduk Splitit ndaj Lokomotiva Zagrebit, në kuadër të javës së 29-të në HNL të Kroacisë.

Skuadra nga Spliti fitoi si vendase në këtë ndeshje, me rezultat bindës 4:0.

Sahiti ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 68 minuta, teksa rrugën për te goli e gjeti gjashtë minuta para se të largohej.

Për 23-vjeçarin ishte ky goli i pestë këtë sezon në elitën e futbollit kroat, përcjell express.

Kujtojmë se Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kosova. Ai do të jetë i grumbulluar për ndeshjet miqësore të këtij muaji, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ndryshe, Hajduk Spliti renditet i treti në tabelë me 52 pikë.