Fjalë Kyçe

Emocione të mëdha e lot gëzimi, gruaja kosovare e kupton se ka mbetur shtatzënë pas 7 vitesh martesë

Emocione të mëdha e lot gëzimi, gruaja kosovare e kupton se ka mbetur shtatzënë pas 7 vitesh martesë

Një grua ka shpërthyer në lot gëzimi në ambientet e Klinikës Amerikane pasi morri vesh se kishte mbetur shtatzënë pas disa vitesh martesë.

Në videon shihet se si gruaja me plot emocione afrohet te shërbimi spitalor për t’i pyetur për rezultatet e testit të shtatzënisë.

Në momentin që ato ia konfirmojnë shtatzëninë dhe e përgëzojnë për këtë, gruaja ulet në gjunjë dhe fillon të qajë nga emocionet e gëzimi.

“Emocione dhe Gëzim në Kliniken Amerikane “Dr. Behar Kusari”. Pacientja përlotet kur kupton që pas 7 Viteve merr lajmin që ka mbetur shtatzënë. Mbetemi të përkushtuar në trajtimin e qifteve që kanë probleme me shtatzëni, për të ju bërë ëndërren e tyre realitet”, shkruan klinika në njoftim, përcjell reporteri.