Fjalë Kyçe

Emocionuese, Samanta tregon përse vendosi ta publikojë me këtë datë këngën e re

Emocionuese, Samanta tregon përse vendosi ta publikojë me këtë datë këngën e re

Samanta Karavella sot do ta publikojë këngën e saj më të re.

Samanta Karavella ka paralajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri për në orën 17:00, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje të postuar së fundi në Instagram, këngëtarja ka treguar arsyen e publikimit të këngës pikërisht me këtë datë, e që është ditëlindja e nipit të saj.

“Gezuar Ditelindjen Ethan ❤ Vendosa ta publikoj kete kenge ne diten e lindjes tende se ti ishe i pari qe e kendove me zerin tend engjellor! Faleminderit qe na e zbukuron cdo dite. Teja te do pafund “, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që kënga me titull “Vonë” vjen në duet me reperin Elinel, ndërsa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dy artistët.

https://www.instagram.com/p/BsN517EgZQq/?utm_source=ig_embed