Fjalë Kyçe

Emrat e të arrestuarëve ne rastin Brezovica ish-zyrtarë shtetërorë dhe njerëz të politikës

Emrat e të arrestuarëve ne rastin Brezovica ish-zyrtarë shtetërorë dhe njerëz të politikës

Tre njerëz të lidhur me politikën dhe ish-funskionar të lartë shtetërorë janë arrestuar sot në aksionin “Brezovica 3”.

Berat Lahu, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Morina, ish-kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zijadin Geci, këshilltar i ish-ministrave Alblena Reshitaj dhe Fatmir Matoshi, janë prangosur sot, ka mësuar Paparaci nga burime brenda Prokurorisë.

Ata dyshohen për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkung Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se të arrestuar janë tre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe katër pronarë të kompanive ndërtimore.

“Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftim.

Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.

Prokuroria javë më parë ka ngrirë mjete financiare edhe të kompanisë “Stella Consulting” Sh.P.K., firmës private në bashkëpronësi të biznesmenit shqiptar Gentjan Sula dhe publicistit Veton Surroi. Këta të fundit dyshohet se i kanë dhënë ryshfet prej rreth 400 mijë eurove ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë.

Ndërkohë që aksioni i njohur me emrin “Brezovica” ka nisur që në dhjetor të vitit të kaluar, ku deri më tani në pranga kanë përfunduar rreth 30 persona